Standard.al

Ndrenika i përgjigjet me ironi Radojës: “ I thoni se kam marrë 200 mijë euro”

0

Robert Ndrenika i është përgjigjur me ironi kolegut të tij, Guljelm Radoja i cili një ditë më parë tha se “e shiti kauzën e teatrit”. Aktori ynë i madh, Ndrenika thotë se, së pari nuk është mirë me shëndet e mandej nuk ia ka kursyer ironinë Radojës. “ I thoni se kam marrë 200 mijë euro”, u shpreh ai.

Guljelm Radoja: “Një nga kolegët e mi i tha dikujt se ‘unë shkela mbi dinjitetin tim’. Pse shkele? A ka gjë më të madhe se injiteti? Secili prej nesh kur lan faqet në mëngjes shikon veten dhe thotë një fjalë: Ç’bëra dje?! Sa dinjtioz qesh dje. Pse isha qesharak dje dhe lashë të shkelet mbi dinjitetin tim. Për çfarë? Përse u shite miku im?! Përse u shite kolegu im? Çfarë pakti bëre me djallin, që shkele mbi dinjitetin?”, u shpreh aktori.

Në lidhje me deklaratën e kolegut të tij, “Panorama” ka kontaktuar mbrëmë me aktorin Robert Ndrenika, i cili ka pohuar se është në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Nga ana tjetër e telefonit dëgjohej kolla e aktorit, që herë pas here e pengonte të fliste.

Robert Ndrenika: “Të më falni, por nuk jam mirë me shëndet. Nuk jam mirë. Unë kam bërë disa deklarata më parë, ja merrni ato. Sot e kishin shkruar në një gazetë njërën”, thotë Ndrenika. Për fjalët e kolegut të tij, që në njëfarë mënyre e akuzon se u lejua të manipulohet nga politika, ai shprehet: Mendon se jam shitur?! Epo mirë, le të mendojë ashtu. Por a mund të më thotë se me se jam shitur?! E pra, kam marrë para. I thoni që kam marrë nja 200 mijë euro”, thotë me ironi Ndrenika. Gjendjen e rënduar të aktorit e pohojnë edhe miq të tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.