Takim në selinë e LSI/ Kryemadhi takon ambasadoren gjermane në largim, i shpreh mirënjohjen për Kancelaren Merkel

0
104

Në selinë e LSI  ditën e sotme u zhvillua takimi midis kryetares së LSI, Monika Kryemadhi LSI me ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë  Znj. Susanne Schütz, në përfundim të mandatit të saj si ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri.

Kryemadhi shprehu vullnetin për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit mes dy vendeve, me fokus të veçantë proceset reformuese të shtetit të së drejtës dhe përmirësimit të klimës së biznesit për të garantuar jo vetëm ritme më të shpejta të integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian por dhe për të tërhequr investitorët gjermanë për të zhvilluar ekonominë shqiptare e cila do të sjellë hapjen e vende të reja të punës.

Duke e falenderuar ambasadoren Schütz për bashkëpunimin, kryetarja e LSI shprehu mirënjohjen për Kancelaren Merkel dhe qeverinë gjermane për mbështetjen në rrugëtimit e Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Europian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here