Protesat e banorëve të Unazë së Re/Braimllari: Projekti i Ramës korruptiv,do pastrojë para

0
135

Ish-deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari i pranishëm në protestën e banorëve të Unazës së Re,  u shpreh se projekti i Unazës së Madhe të Tiranës është korruptiv dhe kriminal.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, me projektin e Unazës së Madhe kryeministri Edi Rama po kërkon të pastrojë para të pista në kurriz të 1300 familjeve të kësaj zone.

‘Projekti i Edi Ramës për Unazën e Re është korruptiv dhe kriminal. Edi Rama kërkon të pastrojë para në këtë projekt korruptiv në kurriz të 1300 familjeve. Edi Rama provokon çdo ditë banorët e Unazës së Re. Urdhëron policinë politike që të arrestojë banorët që protestojnë për të mbrojtur pronën e tyre. Ai do të shembë 1300 shtëpi për të mbushur xhepat e tij. Dhunon qytetarët e ndershëm dhe ndërkohë ha dreka e darka me trafikantë dhe oligarkë.Edi Rama po përdor çdo mekanizëm shtetëror për të mbuluar hajduterinë e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here