‘Toyota Yaris’, prokurorët belgë zbarkojnë në Tiranë, ja kë takuan…

0
86

Dosja ‘Toyota Yaris’ sjell në Tiranë një grup prokurorësh belgë. Burime për “BalkanËeb” thanë se prokurorët belgë do të zhvillojnë takime me grupin që po kryen hetimet për dosjen, si edhe me prokurorë të Krimeve të Rënda, Doloresa Musabelliu dhe Ened Nakuci.

Prokuroria e Belgjikës ka kërkuar të merret në pyetje kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me rastin e bllokimit të 3.4 mln eurove të fshehura në “Toyota Yaris” , ndërsa nuk dihet nëse ky grup prokurorësh belgë do të asistojnë gjatë marrjes në pyetje të kreut e PD-së. Kryedemokrati Basha ishte personi që denoncoi në Kuvend çështjen e ‘Toyota Yaris’.

Ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë dhënë dëshminë e tyre Agim Ceka shoferi i kamionit ku ndodhej ‘toyta yaris’ dhe Alban Mollaymeri, pritësi i makinë.

Aksioni për bllokimin e sasive të eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa. Mjeti ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacion përfundimtar.

Mjeti tip “Toyota Yaris”, ku u gjetën paratë ishte në një koncesion bashkë me mjete të tjera të cilat ishin porositur për shitje në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here