Shehaj: Shqipëria nuk është e varfër, por vidhet çdo ditë nga Rama dhe klientët e tij

0
188

Agron Shehaj ish-deputeti i PD, ka publikuar një dokument ku tregon që për 3 muaj janë fituar rreth 10 milionë euro nga koncesionari i Rrugës së Kombit. Dhe ta mendoni që është vetëm viti i parë i një koncesioni që do të zgjasë 35 vjet dhe përgjatë këtyre viteve qytetarët do paguajnë nga xhepi për fitimet e majme të koncesionarit”,- thotë ai .

 

STATUSI I PLOTE

Shqipëria nuk është e varfër, por vidhet çdo ditë nga Rama dhe klientët e tij. Trau në Rrugën e Kombit është vendosur në Shtator të 2018 dhe ortakët e Kompanisë do fusin në xhep 10 milionë euro vetëm në 3 muaj e gjysëm punë, me një marzh fitimi prej afro 40%.

Ky është mashtrimi i Edi Ramës. Ai tha që koncesioni duhej për të mirëmbajtur Rrugën e Kombit por në të vërtet duhet për të pasuruar atë dhe miqtë e tij.

Kjo është një provë e qartë pse Rama ka përdorur masivisht PPP-të, pavarësisht kritikave të Bankës Botërore, FMN-në dhe Departamentit Amerikan të Shtetit: të vjedhë shqiptarët për të pasuruar veten dhe për të konsoliduar pushtetin personal.

Partia Demokratike do të ndjekë paratë për çdo koncension të padrejtë dhe do vendosi para drejtësisë të gjithë pushtetarët grabitqarë dhe ortakët e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here