Reforma në drejtësi / Vasili i kundërpërgjigjet shefes së ONM-së : Nuk do të presim 1 mijë vjet sa Roma

0
116

Nënkryetari I LSI Petrit Vasili nëpërmjet një postimi në Facebook është shprehur se nuk do të presim 1 mije vjet sa Roma per reformen ne drejtesi!!!

Në këtë mënyrë ai i është kundërvënë shefes së ONM-së Calavera

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Calavera nuk do presim 1 mije vjet sa Roma per reformen ne drejtesi!!!

Dje Calavera tha: “Duhet të jemi krenarë me atë që është arritur. Proverba thotë se Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet.”

Kushtetuta e 21-22 korrikut ka afate te qarta te shkruara e zeza mbi te bardhe per te mos pritur sa Roma per reforme,por ato jane shkelur e dhunuar nga fillimi ne fund,

1.A e rrit dhe garanton integritetin e reformes dhunimi i corpusit juridik baze te saj sic eshte kushtetuta normat dhe afatet e saj ???

Kandidatet e kontestuar fort nga vete ONM e Calaveres sot jane anetare te shumices se KLGJ dhe KLP sepse rilindja i hodhi ne kosh edhe konstatimet e ONM dhe i zgjodhi ata se i duheshin per te kapur drejtesine.

2.A e rrit dhe garanton integritetin e reformes prania e ketyre anetareve te KLGJ dhe KLP pa asnje integritet??

Calavera i referohet Romes dhe mire ben,

por shqiptaret nuk kane kohe te presin 1 mije vjet,

ata kerkojne respekt absolut te kushtetutes se tyre qe e lexojne vetem ne shqip,

ata refuzojne kapjen e drejtesise nga rilindja me ane te klienteve te saj dhe me integritet te rrenuar, qe kane mbushur institucionet e reja.

Qe Calavera nuk do te pergjigjet kjo dihet..!

Te pakten te na kurseje retorikat me dogmat alla komuniste te se shkuares me armiq dhe me dashnore te reformes ne drejtesi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here