Standard.al

Paloka: Njohim 13 tetorin, protestat nuk ndalen…..

0

Nënkryetari i PD, Edi Paloka garanton se nuk ka përçarje mes opozitës dhe se ata pranojnë 13 tetorin e dekretuar nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet lokale. ”13 tetori i dekretuar nga Presidenti është datë zyrtare për mbajtjen e zgjedhjeve. Presidenti është i vetmi që ka të drejtën kushtetuese të dekretojë zgjedhjet. Për ne pjesëmarrja ose jo në këto zgjedhje kushtëzohet nga rrethanat e tjera dhe të njëjtin qëndrim ka edhe LSI dhe në këtë pikë, madje në asnjë pikë tjetër nuk ka ndarje”, shprehet Paloka për A2 CNN.

Mendimet ndryshe nuk mungojnë brenda vetë demokratëve. Paloka shprehet se ka qenë mbështetës i djegies së mandateve të shtrirë në kohë. “Unë kam qenë për djegien e mandateve por në një kronologji tjetër kohore”.

Paloka sqaron se procesi i vetëdeklarimit për të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar synon kontrollin e integritetit moral dhe profesional të zyrtarëve të cilët i kërkojnë besim qytetarëve për t’i qeverisur dhe se këtij procesi do u nënshtrohet edhe vete Lulzim Basha. Nënkryetari demokrat pranon se periudha e verës nuk ndihmon aksionin e opozitës, por protestat nuk do të ndalen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.