Noka: Komisioni Hetimor për Presidentin, tregon se sa i neveritshëm dhe i turpshëm është shndërruar sot Parlamenti….

0
203

Politika prej kohesh është në një kaos të vërtetë. Asnjë institucion shtetëror nuk ka mbetur pa u përfolur nga të dyja palët politike si nga maxhoranca po kështu dhe nga opozita. Prej kohësh eshte debatuaredhe për reformën në drejtësi, e cila shumë shpejt pretendohet të hapë një celule të  re siç është themelimi i SPAK-ut. Në një intervistë për gazetën “Standard” ish-deputeti i partisë demokratike Flamur Noka ka shprehur opinion e tij mbi reformën në drejtësi dhe po kështu ka folur dhe për shumë sfera të tjera të aktualitetit politik. I pyetur se cfarë mendimi ka mbi nismën që ka marrë komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Meta duke thirrur dhe ekspertë të huaj të shqyrtojnë çështjen , ish-deputeti është shprehur se kjo situatë nuk tregon asgje më tepër veçse sesa i neveritshëm është shëndrruar parlamenti.

 

 Intervistoi: Albina Elezi

 

1-Në media është përfolur se institucioni me i ri i hartuar nga qeveria SPAK-u  do të fillojë funksionimin e tij në shtator, sa besoni ju në vërtetësinë e tij duke i referuar dhe në terësi të gjithë Reformës  në Drejtësi ?

 

Reforma në drejtësi është vrarë dhe është pushkatuar nga Edi Rama . Kjo reformë është privatizuar nga vetë ai. Në ditët e sotme nuk ka një reformë në drejtësi ajo që supozohet të jetë është shkatërruar , pasi mungon Gjykata kushtetuese, Gjykata e lartë. Shumë shpejt nuk do të jenë funksionale as gjykatat e apelit.  Reforma në drejtësi që u nis me shumë zell është një dështim total. Përfundimisht mund të arrij të them që drejtësia në Shqipëri është në një fije peri pasi është shkatërruar thuajse plotësisht nga kryeministri ynë Edi Rama.

 

 

2-Përse opozita ka vendosur të bëjë një vetting të brendshëm tek anëtarët e saj?

 

Opozita është i vetmi institucion në këtë vend që vepron mbi bazën e parimeve dhe të vlerave morale dhe njerëzore që duhet të ketë një shoqëri demokratike. Të gjitha institucionet e tjera, krahas Presidentitn, janë të kapura nga krimi dhe korrupsioni. Opozita është përpjekur vazhdimisht që të demostrojë parime dhe moral të lartë politik dhe shoqëror kundrejt shqiptarëve. Ky gjest bën diferencën mes partisë Demokratike e cila ka bërë gjithçka që të jetë përfaqësuese e vlerave dhe e pastërtise që është simbol i shoqërisë shqiptare ndryshe nga Rilindja e cila është përfaqësuese e llumit e antivlerave, duke u bërë kështu simbol i krimit dhe i korrupsionit. Vettingu do ti tregojë saktësisht shqiptarëve se kush janë forcat opozitare dhe kush është pjesa tjetër që përfaqëson llumin e popullit .

 

3-Javën e kaluar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj  dha dorëheqjen për t’iu nënshtruar proceseve gjyqësore në Gjykatën e Hagës për të tretën herë  , cili është komenti juaj për vendimin që mori?

 

Burrat e shtetit në ndryshim nga burrecat e karrigeve të pushtetit i ndajnë aktet. Akti i Ramush Haradinaj tregoi veçse ai është një burrë i madh shteti. Haradinaj ndërmori atë hap vetëm për të mbrojtur vendin e tij , Kosovën. Ndërkohë që nuk ekzistonte asnjë skandal,asnjë artikulim kundër tij. Ai ishte thjesht një i thirrur si një dëshmitar në Gjykatën e Hagës vendosi që ta kryejë këtë betejë si një qytetar i lirë , jo të mbahej me kthetra pas karrigeve të pushtetit. Ramush Haradinaj ia vlen të quhet burrë shteti ndryshe nga ata burrecërit që kanë shkatërruar në Shqipëri shtetin vetëm për të mbrojtur karriget e veta të pushtetit.

 

 

4- Qeveria ne ditën teksa afroheshin votimet e 30 qershorit deklaroi se do të hartonte një ligj ku të ndiqeshin penalisht të gjithe ata persona që pengonin zgjedhjet elektorale deri ne 10 vjet heqje lirie e tani së fundmi ështe tërhequr nga ky vendim, si ju duket ky  ndryshim drastik?

 

Në ditët e sotme Edi Rama është i izoluari më i madh  në arenën ndërkombëtare.  Votimet socialiste të 30 qershorit e vërtetuan më së miri këtë fakt po kështu ato votime e shpallën kryeministrin përsëri si një të izoluar tashmë në sferën e arenës kombëtare. Pra ai është i braktisur nga të gjithë. Duke qenë kështu hakmarrja më e madhe sipas tij ndaj kundështarëve ishte përsëri izolimi.  Pra ai është i braktisur nga të gjithë. Atë çfarë tentoi ta bënte shpirtërisht i ati i tij Kristaqi i cili nuk i la shqiptarët për 45 vjet më rradhnë të dilnin jashtë kufijve. Edi Rama tentoi ta rifitojë keq dhe ta arrijë për 10 vjet. Këto ngjarje janë një turp i madh, ku rrëfejnë qartazi së në Shqipëri nuk ekziston, një qeveri demokratike por ka një regjim hajdutësh, kriminelësh dhe banditësh  që kërkojnë përsëri me çfarëdo çmimi të izolojnë popullin vetëm për karriget e tyre të pushteti . Kjo nismë nuk realizohej në mënyrë absolute , do të arrihej në vetëvrasje, dhe u detyruan me bisht ndër shalë që të tërhiqni ,pasi çmenduri të tillë shqiptarët nuk mund t’ia pranonin atij dhe askujt tjetër.

 

 

5-Komisioni Hetimor Parlamentar ka deklaruar se në procesin  për shkarkimin e Presidentit Meta do të marrin pjesë dhe eksperte të huaj, cili është gjykimi juaj  mbi komisionin hetimor  dhe thirrjen e ekspertëve ?

 

Komisioni Hetimor Parlamentar i ashtuquajtur i tillë pasi ai është vetëm një turp i madh. Ajo çështje për të cilën ata po hetojnë tregon sesa rëndë është parlamenti, sa i neveritshëm dhe i turpshëm është shëndërruar sot parlamenti. Aty nuk ekzistojnë më përfaqësues të popullit aty tani ekzistojnë vetëm përfaqësues të krimit , të bandave , të korrupsionit dhe disa kllounë të cilët janë përpjekur të veshin vetë opozitën fallco të emëruar nga Edi Rama. Ai parlament një produkt të ndyrë po nxjerr pasi nuk mundet të nxjerrë diçka më të mirë. Ndaj dhe ky lloj komisioni është një turp , në të shembëllehet imazhi i atij parlamenti që sot shqiptarët e kanë përballë .

 

 

6 – Gjykata e Durrësit në vendimin e parë rrëzoi  mandatin për kryebashkiake të Valbona Sakos ndërkohë në një vendim te dytë me një gjyqtar tjetër ia njohu atë duke e emëruar kështu kryetaren aktuale të bashkisë së Durrësit cili është opinioni juaj mbi këtë gjykim?

 

Ky absurditet ndodh vetëm në vendin tonë dhe tregon që Ramaforma është shkatërrimi i drejtësisë . E paimagjinueshme në një vend demokratik të ndodhë një gje e tillë brenda një gjykatë për të njëjtën çështje . Një trup gjykues e rrëzoi e më pas më anë të një telefonate urdhërohet një trup tjetër për ti dhënë të drejtën asaj . Kjo tregoi fundin e thellë në të cilën Edi Rama ka katandisur drejtësinë , çka vërteton më së shumti atë çfarë opozita ka deklaruar se drejtësia është e shkatërruar , e vrarë përfundimisht nga Edi Rama. Në Shqipëri populli duhet të jetojë një ëndërr të gjatë që të shpresojë per drejtësi, e cila të  jetë e vërtetë,  e ndershme pasi kjo e tanishmja është e vdekur!!

 

 

 

7- Cili do të jetë  skenari i opozitës përgjatë këtij  muajve deri në shtator çfarë pritet që të ndodhë ?

 

 

Opozita e ka përcaktuar axhendën e saj dhe e ka bërë publike. Do të gjendemi në terren , në shumicën e kohës. Do të merremi me fuqizimin , vitalizmin e strukturave tona për t’u përgatitur për sfidën e rradhës e cila do të përfshijë zgjedhjet e parakohshme

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here