“Na kanë vënë kryqin nazist në derë”, Lindita Protoduari shpërthen mes lotësh…

0
116

Lindita Protoduari dhe Loreta Shehu ishin të ftuara në studion e lajmeve të Fax Neës ku folën për incidentet e ditëve të fundit midis banorëve të Astirit dhe policisë së Shteti.

Proteoduari tha se shtëpive të tyrë u është vendosur kryqi nazist dhe shtoi se aksioni I mbrëmshëm I Policisë ka tmerruar banorët dhe fëmijët, ndërkohë që sa I përket djalit të saj I cili është në masën “Arrest shtëpie”, Protoduari tha se nuk e ka thyer masën.

“Absolutisht fare, po ushqeja vajzën dhe u shfaqen 15 makina policie, të veshur me maska dhe u tmerrova, mu kujtua fëmijëria ime që më arrestuan babain. Ka lënë kocka në Spaç të Mirditës dhe ma kujtuan kur mbesa më thoshtëe o nëna çfarë po ndodh këtu?! Na kanë venë një kryq në shtëeëpi si nazistët, arrestojnë djemtë tanë pa asnjë lloj arsye. Do të bëjmë një kontroll rutinë thonë ata. Në orën 23:20 të natës kanë ardhur pse duhet të vijnë në këtë orë. Më kanë arrestuar djalin për 4 muaj pa asnjë lloj arsyeje. Të drejtën time për të protestuar nuk ma ndalon asnjë sepse po bëjmë prej 9 muajsh të drejtën tonë të ligjshme”, tha Protoduari.

Ndërkohë Loreta  Shehum tha se qevria përveç të tjerave është p[ërpjekur edhe të përçajë qytetarët duke I quajtur ‘shpellarë’, dhe shtoi se nuk do ta ndalin protestën e tyre.

“Është një ankth pa fund. Nuk kemi 9 ditë, por 9 muaj që protestojmë në të drejtën tonë dhe nuk kemi një përgjigje sot e kësaj dite. Që në fillim nisi propaganda kur a quajtën shpellarë, për të shkaktuar konflikt e përçarje me familjet tiranase. Ne paguajmë taksat për çdo vity, edhe këtë vit na ka ardhur letra.  Ne duam djersën tonë dhe nuk mund t’ia falim fëmijëve të Edi Ramës apo Erion Veliajt, por fëmijëve tanë. Ne nuk jemi militant partie por të Kushtetutës dhe pronës tonë për të cilën ne do ta vazhdojmë betejën tonë. Si jam e paligjshme kur nga çdo vend i botës më vjen posta?”, tha Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here