Milot-Balldren, ose si të bësh miliarda me `xhepa bosh`, duke përdorur paratë e shtetit!

0
164

Kosto e ndërtimit të rrugës Milot Balldren është 140.000 milionë euro , studimi i projektit është 1.5 milionë euro dhe pritet të ndërtohet për 4.5 vjet. Pra rruga e nënshkruar sot nga qeveria Rama do të ndërtohet dhe do të jetë funksionale vetëm në fillim të vitit 2025.  Për më tepër për tetë vitet që pasojnë qeveria do të paguajë 20 milionë euro të tjera për mirëmbajten e rrugës. Pra në kosto fillestare rruga Milot Balldren në rast se do të ndërtohej sot nëprmjet procedurave normale të koncensionimit qeveritar do të kushtonte 161 milionë euro në total.

Në rast se qeveria do të merrte hua sot 140 milionë euro për të ndërtuar këtë rrugë yieldi mesatar i huamarrjes do të ishte 2.1% për një obligacion 5 vjeca, meqënse aq është dhe koha që duhet për të kryer punimet e këtij aksi rrugor. Ndërkohë që kompania e nënkontraktuar do të marrë hua nga institucionet financiare me një normë interesi efektiv prej 5% një shumë me vlerë 70 milionë euro. Kjo normë më e lartë interesi nënkuptohet që do të jetë dhe kosto më e lartë për projektin dhe kosto shtesë për buxhetin e shtetit e cila vetëm pagesa për normat e interesit parashikohen të jenë 24.4 milionë euro. Për më tepër kompania premton që vitin e katërt dhe të pestë ajo do të financojë 52 milionë euro të tjera  si investim i kompanisë nga kapitali i vetë! Por të dhëna nga QKR tregojnë se kompania AKN ka në total aktiveve vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro.

Kompania private e cila bëri një ofertë të pakërkuar  i shkon bankës me një kontratë shtetërore në dorë dhe i thotë më jep 70 milion euro hua se do kryej punë publike për shtetin shqiptar. Banka i jep hua dhe dy vitet e para nuk i kërkon as norma interesi…sepse vetëm vitin e tretë fillojnë dhe vijnë pagesat e para nga buxheti i shtetit. Gjatë vitit të tretë dhe të pestë qeveria i jep koncensionarit 28.3 milionë euro dhe për tetë vitet e ardhëshme 185 milionë euro. Risku i vetëm që ka koncensionari është … zero. Qeveria do të paguajë dhe për ndryshime të projektit pra fonde shtesë nëse nevojiten dhe për më tepër fshin komplet nga koncensionari rrezikun e kursit të këmbimit. Duke qënë se kontrata është nënshkruar me Euro cdo luhatje e kursit të këmbimit mbetet rrezik për qeverinë shqiptare…

Por mbi të gjitha në planin e paraqitur për nevojën e ndërtimit të rrugës Milot Balldren nuk ka asnjë analizë ekonomike përse kjo rrugë duhet ndërtuar në këtë periudhë kohe dhe më minimalja sa është fluksi i automjetëve që përdorin këtë aks rrugor, sa pritet të rritet numri e mbi të gjitha cfarë përfitimi ekonomik sjell një projekt i tillë për ekonominë e vendit. Nga këndvështrimi i politikave ekonomike ky projekt rrugor lehtëson shumë pak ndërveprimin ekonomik të zonës ndërkohë që kostot ekonomike arrijnë deri në 213 milionë euro.  Kjo mungëse racionale ekonomike për ndërtimin e këtij projekti, mungesa e konkurrencës dhe e transparencës së prodedurave, ndryshimet e shpeshta të vlerave kontraktuale, risku i lartë i financave publike, minimizimi i riskut për biznesin privat etj. e bëjnë këtë një projekt simbol të keqpërdorimit të instrumentave zhvillimorë vetëm për përfitime klienteliste ekonomike./Atlas

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here