Manjani:Nuk mendoj se ambasadorja e larguar e përfaqësoi sa e si duhet shtetin Gjerman

0
74

Manjani ka reaguar për largimin e ambasadores gjermane.

Ai ka thënë se ky largim nuk i ka krijuar asnjë ndjesi përveçse i ka kujtuar se  ambasadorët janë thjesht zyrtarë që ju mbaron dhe mandati.

Sipas tij ambasadorja nuk e përfaqësoi sa e si duhet shtetin Gjerman.

Reagimi i Plotë

Largimi i ambasadores së Gjermanisë nuk më krijon asnjë ndjesi.

E mësova tani që lexova se e paska pritur Presidenti i Republikës. Ky lajm thjesht më solli në vemendje faktin e thjeshtë se Ambasadorët janë thjesht zyrtarë që ju mbaron dhe mandati.

Nuk mendoj se kjo ambasadore e përfaqësoi sa e si duhet shtetin Gjerman, për të cilin kam respekt të veçantë.

Zonjës që kreu detyrën i uroj rrugë të mbarë, shëndet e mbarësi!

Marrtë me vete sa më parë edhe disa ambasadorë të tjerë që më shumë keqpërfaqësuan vlerat e vendeve nga vijnë!

Shpresoj të pasohet nga ndonjë gjerman profesionist që të marrë e japë më shumë me Shqipërinë reale dhe jo vetëm me sallonet politike!

Nuk dua të heq shpresën tek Gjermania si vendi leader në Europë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here