Itali/ Masakrohet me thikë i riu shqiptar…

0
122

Mediat italiane kanë raportuar për një ngjarje të rëndë të ndodhur pasditen e djeshme në Udine të Italisë, në zonën e San Domenico, me protagonist-viktimë një të ri shqiptarë.

Bëhet fjalë për një sulm të egër me thika, si pasojë e të cilit mbeti i vdekur një 18 vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas mediave italiane i riu shqiptari u përplas në një sherr verbal fillimisht me një person të komunitetit, Don De Roja. Por pas debatit me fjalë, sherri shkau në goditjen me thikë në gjoks të 18-vjeçarit. I riu u përpoq që të reagonte duke e goditur agresorin në qafë me një shishe qelqi, por goditja me thikë e italianit ishte fatale për të.

Falë sinjalizimit të disa kalimtarëve, të dy të rinjtë u dërguan në urgjencën e spitalit Santa Maria della Misericordia por 18-vjeçari shqiptar pasi luftoi me vdekjen, vdiq në spital rreth orës 18.30.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here