Ish-deputetja deklaratë të fortë: Varfëria në vend është rritur!! Sa më shumë qeveris Rama, aq më shumë…

0
105

Përmes një deklarate nga selia blu, ish-deputetja e PD-së Orjola Pampuri ka komentuar raportin e Komisionit Europian, që pohon se varfëria në vend është rritur me 35.2%. Sipas, saj, sa më shumë qeveris Edi Rama, aq më shumë do të rritet varfëria e shqiptarëve. ”Raporti fakton shqetësimin kryesor të opozitës se, me blerjen e pushtetit përmes parave të pista të krimit dhe korrupsionit, Edi Rama ka braktisur çdo përgjegjësi për mirëqenien e qytetarëve. Familjet më të prekura nga rritja e varfërisë në vend janë ato më të pambrojturat, janë të papunët, familjet që jetojnë në fshat, të moshuarit, gratë e divorcuara, personat me aftësi të kufizuara, si dhe romët dhe egjiptianët. 35.2 përqind e rritjes së varfërisë do të thotë se shteti ka dështuar plotësisht me kujdesin dhe politikat sociale”,-tha Pampuri.

Deklarata e plotë:

Treguesit më të qartë të qeverisë së Edi Ramës janë dy: rritja e abuzimit me pasuritë publike dhe rritja e varfërisë. Të dy këta tregues shkojnë paralel me njëri tjetrin. Sa më shumë vjedh kjo qeveri, aq më shumë rritet varfëria në shoqërinë shqiptare. Këtë të vërtetë e ka pohuar, së fundmi, edhe Komisioni Europian, sipas të cilit shkalla e varfërisë në Shqipëri është rritur në 35.2%. Raporti fakton shqetësimin kryesor të opozitës se, me blerjen e pushtetit përmes parave të pista të krimit dhe korrupsionit, Edi Rama ka braktisur çdo përgjegjësi për mirëqenien e qytetarëve. Familjet më të prekura nga rritja e varfërisë në vend janë ato më të pambrojturat, janë të papunët, familjet që jetojnë në fshat, të moshuarit, gratë e divorcuara, personat me aftësi të kufizuara, si dhe romët dhe egjiptianët. 35.2 përqind e rritjes së varfërisë do të thotë se shteti ka dështuar plotësisht me kujdesin dhe politikat sociale.

Niveli më i lartë i varfërisë është në verilindje të vendit, ku investimet e qeverisë janë disktimnuese, papunësia shumë e lartë, mundësitë shumë të vogla dhe heqja e të pamundurve nga listat e ndihmës ekonomike, është një krim tjetër në listën e dëmeve që kjo qeveri u ka shkaktuar qytetarëve. Komisioni Europian rrëzon si të dyshimtë skemën e ndihmës ekonomike, të denoncuar si të padrejtë, përjashtuese dhe abuzive nga Partia Demokratike.

‘Efektiviteti i skemës është e dyshimtë, pasi kompensimi mbetet nën kufirin e varfërisë së skajshme. Skema mbulon vetëm vetëm një pjesë të vogël të personave që jetojnë në varfëri”. – thekson Komisioni Europian. Raporti vë në dukje thellimin e varfërisë të pensionistëve për shkak të pensioneve të ulëta, mbulimit të ulët të sigurimeve shëndetësore dhe diferencimit të madh mes pensioneve në fshat dhe qytet. Thellimi i nivelit të varfërisë dhe gjendja e rënduar ekonomike në familjet shqiptare gjatë qeverisë së Edi Ramës është një nga arsyet kryesore të refuzimit plebishitar të 30 Qershorit. Lufta kundër varfërisë, rritja e pensioneve minimale në 250 dollarë, janë prioritete në planin e Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomisë. Por që ky plan të realizohet, vendit i duhen zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo është beteja jonë, të cilën do ta luftojmë pa bërë asnjë hap pas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here