Gruaja e Nas Daily poston sërish video nga emisioni i Ermalit, komentuesit: Mos e vazhdo më…

0
126

Alyne poston sërish video nga “Xing me Ermalin”, komentuesit: “Mos e vazhdo më, do prapë vëmendje?”

Nuseir Yasin, blogeri arabo-izraelit, i njohur nga faqja e tij në Facebook si Nas Daily, ka vizituar Shqipërinë dhe Tiranën para pak muajsh dhe pas vizitës së tij në vendin tonë ishte i ftuar në emisionin e Ermal Mamaqi.

Mirëpo diçka e sikletshme ndodhi pasi Ermali e bëri pjesë të emisionit një OffREC që supozohej se nuk do postohej.

Bëhet fjalë për pyetjen e Kejvinës ndaj Nas Dailyt, “A udhëton që të takosh vajza të bukura”.Pyetje kjo që e bëri Alyne-n të qante dhe debate mes saj dhe Ermalit vazhdoi gjatë në rrjet.

Por ajo se paska ndërmend të ndalet dhe e ka publikuar edhe një herë këtë moment të sikletshëm, ama nuk u prit mirë nga fansat të cilët i thanë se po e bën për vëmendje.

Nuk ishte një koment, por shumë të tillë dhe nisur nga kjo Alyne ka vendosur të kthejë përgjigje duke i treguar të gjithëve se ajo vazhdimisht rishpërndan video të saj për ndjekësit që vijnë të rinj në faqe si dhe për ata që ndoshta nuk e kanë parë videon herën e parë.

“S’di përse reaguat kaq shumë për këtë video, ndoshta ju ‘djeg’ diçka në çfarë ndodhi.” – shkruan ndër të tjera Alyne.

Image

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here