Gropat buxhetore të koncesioneve do të na çojnë në katastrofë financiare…

0
131

Ish deputeti i LSI Edmonad Panariti ka lëshuar sërish alarmin për PPP e famëshme të qeverisë shqiptare duke bërë edhe një krahasim me situata të tilla në Suedi.

Sipas tij “gropat buxhetore të koncesioneve ppp aforfe, pa garë dhe vlerësim (fizibilitet), do të na çojnë jo thjesht në faliment, por në katastrofë financiare”.

Ja postimi i tij i plotë:

Përpara se të plasin do të vazhdojnë të fryhen! Por kur të plasin do na zënë të gjithëve perfund! Gropat buxhetore të koncesioneve ppp aforfe, pa garë dhe vlerësim (fizibilitet), do të na çojnë jo thjesht në faliment, por në katastrofë financiare. Por para se të shkojnë deri aty, rrugës do vazhdojnë të gelltisin miliona euro në rivlerësim të kostove të investimit, pra do të vazhdojnë të fryhen.

Filloi qe tani Milot – Balldren me 40 milionë euro plus! Shihni se çfarë po ndodh sot në Suedi! Investimi me PPP i Spitalit Neë Karolinska te Stokholmit, është duke u hetuar nga qeveria suedeze..! Spitali që duhet të përfundonte në 2018, ende nuk ka përfunduar, sepse sistemi i tij IT është difektoz dhe do ribërë nga e para.

Ndërsa kostot e ndërtimit kanë kërcyer nga 1.8 miliard euro në 7.5 miliard euro. Konsiderohet si spitali më i shtrenjtë në botë… Kur kjo ndodh me ppp – të në Suedi.. po te ne?

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here