FMN: Ngadalësimi i rritjes ekonomike nga paqëndrueshmëria politike në Shqipëri

0
138

 

Fondi Monetar Ndërkombëtar ul parashikimin për rritjen ekonomike botërore duke thënë se tarifat e SHBA-së ose një dalje e parregullt e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, mund të ngadalësojnë më shumë rritjen ekonomike dhe do të ulin investimet.

FMN-ja tha se tani pritet një rritje ekonomike globale prej 3.2% në 2019 dhe 3.5% në 2020, një rënie prej 0.1 pikë përqindjeje për të dy vitet, që nga parashikimi i saj në muajin prill.

“Rreziqet tjera të rëndësishme përfshinë një ngadalësim ekonomik të papritur në Kinë, mungesë rimëkëmbjes në eurozonë, një Brexit pa marrëveshje dhe një përshkallëzim të tensioneve gjeopolitike”, tha Gita Gopinath, zyrtare e lartë e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Fondi u bëri thirrje vendeve të punojnë në nivel multilateral për të ulur tensionet tregtare dhe për të dhënë fund pasigurisë në lidhje me statusin e marrëveshjeve të tregtisë midis Britanisë dhe BE-së, si dhe Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here