Braimllari akuza të forta Ramës: Urdhëron policinë për dhunë tek ”Unaza e Re”

0
142

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, përmes një postimi në facebook, akuzon kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar Policinë që të ushtrojë terror mbi banorët e ”Unazës së Re”. ”Edi Rama përdor dhunën dhe terrorin shtetëror sepse kërkon të çojë përpara projektin e tij korruptiv dhe kriminal në kurriz të 1300 familjeve që me djersë e mund kanë ndërtuar shtëpitë e tyre”.

Postimi i plotë

Edi Rama ka urdheruar policine e tij politike te dhunoj dhe ushtroje terror mbi banoret e Unazes se Re.  Edi Rama ta harroj qe nepermjet dhunes shteterore e terrorit te policise do te arrije te shtyp protesten e banoreve te Unazes se Re. Edi Rama perdor dhunen dhe terrorin shteteror sepse kerkon te çoje perpara projektin e tij korruptiv dhe kriminal ne kurriz te 1300 familjeve qe me djers e mund kane ndertuar shtepite e tyre. Sot ne burg duhet te ishte Edi Rama, Damian Gjiknuri, Taulant Balla, Afrim Qendro dhe jo banoret e Unazes se Re te cilet po mbrojne pronat e tyre nga hajduteria e Edi Rames dhe bandes se tij. Asnje hap pas, te behemi te gjithe bashke ne mbeshtetje te banoreve te Unazes se Re.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here