Standard.al

Revoltohet gazetari pas vdekjes së mikut: Nuk patëm mundësi të jetonim të lirë? Ku vajtën ëndërrat tona?

0

Gazetari Agim Xhafka në një një status të gjatë në FB dedikuar vdekjes së mikut të tij të gjimnazit ka analizuar zhgënjimin e 2 brezave shqiptarë të cilët po ikin nga kjo botë pa marrë mbrapsht të gjithë energjinë, mundin e përkushtimin ndaj atdheut të tyre.

Brezi ynë, ashtu si i prindërve, ishte brez fatzi. Kot mburret Remarku me brezin e humbur. Dy gjenerata që u dendëm me rrena e nuk u ngopëm njëherë me bukë.
Fillota ishte elita e brezit. Më i dituri,më i pashmi,më sportivi. Tamam shembëlltyra jonë. Asnjë ditë nuk i vuri në dyshim detyrimet që i caktoi shteti. Shkoi në aksione,në zbore ushtarake,u shkollua cilësisht e punoi me djersë e nder kudo që e çuan. La pas një emër të ndritur,por tani po vihem në vend të tij e po pyes:
-Ç’realizoi ai sistem për ne? Ku i çoji premtimet se do ushqeheshim me lugë floriri? Pse na izoloji dhe nuk patëm mundësi të jetonim të lirë? Ku vajtën ëndërrat tona? Ku gjendet ai mund dhe djersë derdhur anë e mbanë atdheut?
“, shkruan Xhafka si një kumt për të gjithë shoqërinë dhe mbi të gjitha politikën shqiptare.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.