Standard.al

Presidenti kujton 9-vjetorin e vendimmarjes së Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë kundër pretendimit serb

0

Presidenti i Republikes Ilir Meta rikujtoi dje vendimmarrjen 9 vite me pare te Gjykates Ndërkombëtare te Drejtësisë e cila rrezoi pretendimin serb kunder pavaresise se Kosoves.

Statusi i Presidentit

Nëntë vite më parë, pretendimit serb mbi paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës🇽🇰, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha fundin e merituar, duke njohur aktin e shpalljes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës🇽🇰 në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.
Ky vendim historik ishte njëkohësisht njohje dhe vlerësim ndaj sakrificave sublime të të gjithë atyre që nuk iu nënshtruan spastrimit etnik dhe nuk bënë asnjë kompromis me të drejtën e patjetërsueshme të qytetarëve të Kosovës🇽🇰, për të jetuar të lirë dhe në paqe si të gjithë europianët e tjerë.
Ishtë kënaqësi për mua ta përjetoja këtë moment historik si Ministër i Jashtëm, asokohe i një qeverie që bëri më të mirën për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës🇽🇰.
Kosova🇽🇰 si shtet i lirë dhe i pavarur është realitet i pakthyeshëm që ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në rajonin tonë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.