“Policia greke fshehu provat”, denoncon babai: Djali vdiq në aksident…

0
82

Ishte viti 2003 kur jeta e familjes Dragoi do të ndryshonte plotësisht. Prej vitesh jetonin në shtetin grek si emigrant, Gentjani djali i shtëpisë punonte në një fast food. Një prej ditëve sapo kishte marrë porosinë e fundit rreth mbasdites, po shkonte jashtë qytetit, por teksa ecte një makinë e ka goditur e pasi është rrezuar është shtypur nga autobuzi në gjoks dhe ka humbur jetën.

“Aksidentin e bëri makina, të cilin e drejtonte një mësues grek, por nuk e pranon fajin. Dhe eksepertiza thoshte djali ka rrëshkitur, po nuk është e vertetë, djali është goditur nga makina e me pas shtypur nga autobusi. Por prokurori nuk e coi për gjykim.” – tha i moshuari në emisionin me ‘Zemër të hapur” nga Evis Ahmeti.

Babai i tij Përparimi rrëfen se ka qëndruar për vite të tera ne shtetin grek vetëm për të zbardhur këtë ngjarje dhe për të zbuluar të vërtetën pasi policia greke thotë se ai ka manipuluar ngjarjen dhe dokumentat duke nxjerrë fajtor viktimën.  

Humbja e Gentjanit është një traumë nga e cila nuk e kanë marrë veten akoma edhe sot, por ajo që e mundon si baba është ajo që ndodhi më pas, ai kërkon drejtësi për të birin dhe do të luftojë për këtë deri në fund.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here