Standard.al

Kështjella e Gjakut të Haradinajve dhe Gllogjani përballë Hagës.

0

Nga Luan Rama

Haga,
Dhe si Haga gjithë Evropa,
Nuk e di
Çfarë është Kështjella e Gjakut.

Nuk e di
As se çfarë është
Mali i Dhembjes,
Në zemrën e nënës
Për bijtë e vrarë!

Ato nuk e dinë
Çfarë është plisi i bardhë
Si borë mbi vetull,
Që vjen si amanet,
Shekull më shekull…

Shekulli i shqiptarëve,
Përsëri i vrarë!

Sepse Haga,
E ka harruar Reçakun!
Edhe Drenicën e ka harruar Haga,
Njësoj siç ka harruar Srebrenicën…

E tash,
20 vjet më pas,
Haga e Kështjellës së Turpit,
Kërkon t’i bëjë gjyqin,
Gllogjanit të Kështjellës së Gjakut!

Ramush të kam vëlla!

Të kam vëlla prej gjuhës,
Të kam vëlla prej gjakut,
Të kam vëlla prej flamurit,
Të kam vëlla prej atdheut,
Të kam vëlla prej dhembjes,
Të kam vëlla prej plagëve,
Të kam vëlla prej shpresës,
Të kam vëlla prej ëndrrës.

Por të kam vëlla,
Edhe prej emrit!

-“Për flamur, për gjuhë amtare,
Ngjallen prapë heronjtë ndër varre…”,
– Na thotë me piskamën
E shpirtit e të gjakut,
Luan Haradinaj!

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.