Standard.al

Calavera: Të konsolidohet reforma dhe Gjykata Kushtetuese, por duke mos cënuar cilësinë

0

Drejtorja për Ballkanin Perëndimor  Genoveva Ruiz Calavera  deklaroi se BE do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi e cila ka arritur një moment kyç.

Në ceremoninë  e inagurimit të godinës “Poli i drejtësisë” ajo shprehet se:  BE ka mbështetur  Shqipërinë në reformën në drejtësi jo vetëm në aspektin financiar por edhe me përkrahje në të gjitha aspektet e saj në ndryshimet kushtetuese. Ajo nënvizoi konsolidimin e reformës në drejtës dhe konsolidimin e Gjykatës Kushtetuese duke nënvizuar që për shkak të shpejtësisë të mos cënohet cilësia.

Genoveva Ruiz Calavera: “. U bëjmë thirrje aktorëve të ndërmarrin përgjejgësitë e tyre pa vonesa. Të kemi konsolidimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektori të Lartë të Drejtësisë.  “

. Është një mundësi pasi do të jenë brezat e ardhshëm që do të na gjykojnë për këtë reformë. Ëështë një mundësi pasi kjo reformë është mundësia për të celur derën e Shqipërisë në BE prandaj ne nuk mund ta humbasim këtë shans historik” 

Fjalën e saj e mbylli me një mesazh për magjistratët e rinj

“Festimi i sotëm është për ju, pasi ju jeni e tashmja por ju i përkisni dhe të ardhmes. Të jeni magjistratë do të thotë që të keni një mision për ti shërbyer vendit tuaj dhe qytetarëve të Shqipërisë. Prandaj përdorni mirë këtë përgjegjësi duhet të jeni të gatshëm të shërbeni me nder, integritet dhe respekt për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit” u shpreh Calavera.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.