Aleati i PD: Basha e Rama të ulen në tryezë për zgjidhje, këtë herë me kartat mbi tavolinë. Zgjedhje pa Ramën kryeministër…

0
67

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, aleati historik i PD-së, thotë se pas 10 protestave është momenti që palët të ulen në tavolinë për dialog, edhe pse PD-ja kërkon zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër. “Ne s’kemi dalë e kemi thënë se ndryshimi i pushtetit do bëhet me pushkë, me molotov apo duke djegur institucionet se kjo nuk ka logjikë por ama duhet të përgatiten kushtet që të bëhen zgjedhje se votime bënte dhe Enver Hoxha”, thotë kreu i LZHK-së.

Shehi kërkon që Edi Rama dhe Lulzim Basha të ulen përballë njëri tjetrit por këtë herë jo të vetëm. “Ne jemi per marrëveshje të madhe politike. Basha ulet me secilin që përfaqëson kryetarin e partisë. Do jetë Rama apo ndonjë tjetër punë për të. Do ja lëmë vjeshtës kur do jetë më pak vapë dhe tension dhe do gjykohen me gjakftohtësi këto pune. Do më pëlqente që gjërat të vendosen sipër tavolinës ndryshe do ishte zhgënjim i madh”, tha ai.

Shehi mbështet qëndrimin e PD-së, se përballja me kundërshtarin politik nuk është problem, qoftë në 13 tetorin e Presidentit apo më shpejt, rëndësi për të ka që zgjedhjet mos ti përgatisë Edi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here