Standard.al

Vazhdon izolimi i Ramës, zyrtari i lartë i DASH shmang vizitën në Shqipëri ( Shkon në Maqedoninë Veriore e Greqi)

1

 

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Philip Reeker shmang takimin me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.  Keshtu Reeker do të jetë në Greqi dhe në Maqedoni Veriore në datat 21-27 korrik për t’u angazhuar me përfaqësuesit e qeverisë, shoqërinë civile dhe udhëheqësit e biznesit. Në Athinë, Reeker do të takohet me ministrin e jashtëm Nikos Dendias, ndërsa takime do të ketë edhe në qytetin e Selanikut.

Sa i përket Maqedonisë së Veriut, ai do të takohet në Shkup me Presidentin Stevo Pendarovski, Kryeministrin Zoran Zaev, Ministrin e Jashtëm Nikola Dimitrov dhe krerët e tjerë të qeverisë për të diskutuar çështjet bilaterale dhe rrugën e Maqedonisë Veriore drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Diplomati i lartë i SHBA do të marrë pjesë edhe në një ngjarje me studentët në Këndin Amerikan në Manastir.

Teksa zyrtari i lartë amerikan zhvillon takime te fqinjët tanë, ndërsa presidenti i Francës Emanuel Macron viziton Beogradin, Edi Rama u takua pak ditë më parë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

1 Comment
  1. american16al says

    Me ke do te takohet perfaqesuesi i USA, me keta rrugace te pacipe, fodulle injorant dhe pa asnje personalitet, jo vetem Rama por e gjithe klasa politike shqipetare qe per anallogji i ngjane origjinal komedise se Qazim Mulletit ne kohen e monizmit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.