Tiranë, qarkullonte me pistoletë në çantë, kapet krutani 36 vjeçar…

0
138

Një 36-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri në Tiranë është arrestuar nga policia.

Policia thotë se “në rrugën “Kastriotët” u vu në pranga shtetasi S. K.,36 vjeç banues në Krujë, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”

Gjatë kontrollit, Policia i gjeti në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Gjithashtu  u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M.,34 vjeç banues në Laç për veprën penale “Moskallzim krimi”

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të metejshme hetimore.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here