Standard.al

Referendum për Teatrin/ Malltezi: Ta bëjmë vetë, si Rilindja votimet moniste të 30 Qershorit…

0

Teksa KQZ refuzoi 50 mijë firmat që kërkonin referendum qytetar për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar, anëtari i Kryesisë së PD, njëherazi drejtues i Departamentit për Mjedisin, Jamarbër Malltezi, del me një ‘sygjerim’ të ri.

Duke iu referuar votimeve monopartiake të 30 qershorit, që Rilindja i organizoi vetë, Malltezi propozon që edhe referendumi për Teatrin të organizohet vetë nga qytetarët.

Ja postimi i plotë i Jamarbër Malltezit:

Referendum per Teatrin! Ka mbi nje vit qe mbrohet me vendosmeri dhe dinjitet nje vlere unikale, nje arkitekture unike me histori te vecante, dhe njeheresh nje toke publike me histori shume dinjitoze nga familjet e vjetra pronare qe e vune ne dispozicion te teatrit. Ka ardhur hajduti i madh dhe don ta vjedhe, ta shkaterroje kete vlere publike ngritur ne toke publike vetem per ca miliona me shume (qe mos u ngopte kurre!).

Mbi 50,000 firma u mblodhen per peticionin, pra u tejkalua kerkesa kushtetuese per referendum, dhe ftoj miqte organizatore te perballjes te shpallin daten apo datat e referendumit dhe te gjithe te interesuarit te zgjedhin “Po” ose “Jo” tek pyetja “A doni te prishet Teatri per ca qerratallare?”

Pelivanlleqet dhe pacacuret e bibave ne kqz na treguan qe nuk keni nevoje per asgje tjeter por organizojeni vete referendumin njelloj si hajduti i madh qe organizoi votime moniste per qef apo per hall te vet. #perballje

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.