Plas në burgun grek, sherr mes shqiptarëve dhe pakistanezëve, ka të plagosur…

0
108

Të burgosurit shqiptarë dhe ata pakistaneze janë përfshirë në një konflikt në burgun e Chania në Kretë, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave greke të plagosurit u transferuan në spitalin e qytetit, ndërsa njëri prej tyre ishte në gjendje më të rëndë, pasi kishte plagë në gjoks dhe këmbë. Dy të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë greke konflikti ka ndodhur në kohën kur do të dënuarit do të hanin ushqim.

Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarje, ndërsa nuk bëhen të ditur as identitetet e të plagosurve.

Kjo nuk është hera e parë që të dënuarit shqiptarë përfshihen në konflikt me të dënuar të tjerë, madje në disa raste ngjarjet kanë përfunduar me viktima.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here