Standard.al

Ndodh edhe kjo! Shoferi i dehur le derën hapur, fatorinoja grua bie nga urbani

0

Një shtetase, me detyrë fatorino e urbanit të Unazës në Durrës ka përfunduar në spital, pasi është rrëzuar nga urbani.

Policia bën me dije se drejtuesi i autobuzit, shtetasi S.K., 52 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës është vënë në pranga, pasi ka lëvizur me derën e mjetit të hapur.

“E plagosura shtetasja S.T, 50-vjeç është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, – njofton policia.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat dhe nga testi i alkoolit rezultoi të ishte në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësore, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ” Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.