Standard.al

Ish- deputetja përlot me postimin e saj për dhunën ndaj grave

0

Rastet e fundit të dhunës në familje dhe vrasjes së grave ka sjellë reagimin e ish deputetes së PD, Oriola Pampuri.

Pampuri, psikologe në profesion, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se ky realitet duhet të çrrënjoset njëherë e mirë nga shoqëria jonë.

Gruaja, vlera e së cilës fatkeqsisht, matet me humorin e nje burracaku…..

Gruaja; nene, bashkeshorte, bije, moter, amvise, profesioniste…

Sa shume gjera brenda nje qenieje hyjnore, sa shume role duhet te luaje brenda nje dite, e kushedi sa e lodhur ve koken ne jastek ne mbremje.
Sa lavde jane thurur per nje cift qe kishte nje vajze, dy apo me shume, e sa psheretima ka patur kur lindte nje vajze, deri dhe mite te tipit; “kur lind nje vajze, qajne dhe traret e shtepise”, e tmerrshme….Me kete mendesi u rriten shume djem qe sot jane burra, e gruan e shohin si nje objekt riprodhimi, pune e sherbimi, dhe ne qofte se kjo qenie del jashte kesaj kornize goditet fizikisht e psikologjikisht sikur te mos e kish lindur dhe ate nje nene, sikur te mos ishte dhe ajo bije e nje nene sikurse dhe ai vete.

Nje realitet qe duhet te c’rrenjoset nje here e pergjithnje nga shoqeria jone, nje realitet qe duhet te permbyset nga brezat e rinj. Modeli i nenes e babait tek femijet, edukata ne shkolle mbi respektin per nenen, gruan, shoqen, motren dhe rolin e saj te rendesishem ne familje e shoqeri, eshte brezi i ri, ai qe premton shprese per te ardhmen. Forcimi dhe zbatimi real i ligjit ne te gjitha hallkat e tij, dhe denim maksimal per bashkeshortet dhunues dhe vrases.
Mjaft me me sjellje te tilla, mjaft dhunuat grate ju burra pa burreri. Nese ju tremb hapi i nje gruaje, ktheni koken nga vetja dhe komplekset e inferioritetit qe ju kane kapluar. 

Shqiperia me ligje, por qe askush nuk i zbaton, se s’ka kush i kontrollon. Vitet e fundit numri i grave te dhunuara e te vrara nen urdher mbrojtjeje eshte rritur.

Shqiperia pa drejtesi, dhe nje shoqeri ne anarshi e kaos.

Asnje hap pas

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.