Standard.al

Helmimi nga ushqimet në temperaturat e larta, mjekët apel të fortë qytetarëve: Kini kujdes me…

0

Sezoni veror dhe fluksi i njerëzve i përqendruar në zonat turistike shoqërohet me raste të intoksikimit dhe gastroenteriteve për shkak të mos respektimit të kushteve të higjienës  si dhe konsumit të ushqimeve në restorante  apo dhe tek ambulatorë që  tregtojnë produkte të ndryshme.

Çdo dite ka raste që paraqiten pranë shërbimit infektiv në QSUT me këto probleme.

“Temperaturat e larta bëhen shkak për të shkaktuar infeksione të traktit tretës dhe atij respirator”, tha Najada Çomo, shefe e shërbimit infektiv shkruan tch.

Larja e duarve sa me shpesh është norme si për ata që frekuentojnë zonat turistike edhe për ata që qëndrojnë në shtëpi. Çomo tërheq  vëmendjen edhe për ata  të cilët në fundjavë i drejtohen detit  me ushqime të marra nga shtëpia.

Mjekja shprehet se pavarësisht se ushqimet e marra me vete gatuhen në kushtet e mira, por temperaturat e larta bëjnë që ato të shkaktojnë infeksion.

‘Larg ushqimeve me shumë kalori”, sugjeron mjekja sidomos në ditët me temperatura të larta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.