Standard.al

‘Gezuar’ 21 korrikun!

0
Nga Oerd Bylykbashi 

Si sot tre vite më parë në këto orë, kujtoj ecejaket frenetike në mes të vapës së Tiranës, hyrje-daljet në zyrat e Kuvendit, takime me ambasadorë, tensionin e dikutimeve dhe negociatave. Kujtoj momente pas dyerve të mbyllura kur kam dëgjuar propozime që do t’i permbysnin stomakun çdo profesionisti të se drejtes e që më kanë bërë të mendoj në ato momente që nëse miratoheshin, ajo nuk mund e nuk do te ishte Kushtetuta e vendit tim dhe që për fat nuk u materilizuan të paktën plotësisht. ‎Me kujtohen gazetaret qe na prisnin në vapën e asfaltit. Te gjitha me kujtohen si një film i jashtezakonshem.

‎Pasi Victoria Nuland dhe Johannes Hahn kishin ripercaktuar perfundimisht qendrimin e Ëashingtonit dhe Brukselit duke mbeshtetur qendrimet e Opozites per moskapje politike dhe duke fshire “vijat e kuqe” te vendosura me heret ne Tirane, e gjithe beteja e Opozites ate dite te nxehte ishte per te zbatuar paragrafin e famshem 88 te Opinionit te Komisionit te Venecias, i cili garantonte moskapjen e KLGJ, KLP dhe organeve te vetingut. A e permiresonte kjo arkitekturen hibride dhe te paprecedent te sistemit tone te drejtesise, tashme te hiperfragmentuar ne nje mori institucionesh dhe me shume ekspozim politik? Aspak, sepse mekanizmi i kapjes u fsheh pikerisht tek kjo arkitekture e deformuar.

Por se paku me 21 korrik Opozita garantoi minimumin e moskapjes poltike te Drejtesise, me shpresen dhe premtimin e nderkombetareve se ligjet ne vijim do te beheshin me konsensus. Shprese qe ne realitetin shqiptar ku marreveshja vlen sa per te marre voten, provoi te ishte ngrehine mbi rere. Ligjet qe u miratuan me pas me votat e mazhorances se asaj kohe shkelen, deformuan dhe zhbene marreveshjen e 21 korrikut dhe voten unanime te 22 korrikut. Ajo marreveshje paskesh qene sa per te kandisur Opoziten qe te miratonte ndryshimet Kushtetuese qe mazhoranca nuk i miratonte dot pa Opoziten, sepse me pas i kishin votat qe u duheshin per te bere c’te donin me ligjet. A ishte ky mashtrim?

Asokohe kam deklaruar ne parlament se edhe ne zgjedhjet e ardheshme parlamentare, Rama do vazhdoje te beje fushate me sloganin “Do te bejme reforme ne drejtesi”. Por kurre nuk ma‎ kishte marre mendja, edhe pse kishim paralajmeruar per defektet e renda, qe tre vite me pas reforma nuk do te kishte prodhuar ende sistemin e ri te drejtesise. Nderkohe qe i vjetri po shembet me shpejtesi, dhe hallexhinjte qe kane nevoje per drejtesi kane mbetur ne kurth mes rrenojave te sistemit te vjeter qe bie me shpejtesi dhe sistemit te ri qe nuk cohet dot ne kembe.

Thjesht imagjinoni sikur ne oret e para te mengjesit te 22 korrikut, bashke me amendamentet kushtetuese te ishte miratuar edhe nje Kod i ri Zgjedhor, i reformuar. Dhe me pas imagjinoni sikur pas tre vitesh te mos ishim ne gjendje te ngrinim KQZ, Kolegjin Zgjedhor, komisionet zgjedhore e cfare duhet tjeter per te bere zgjedhje. Fundja, zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane po aq jetike sa drejtesia e paster. Nese kjo imagjinate do te ishte realitet, te gjithe do ta quanin ate reforme zgjedhore te deshtuar. Por sot primadonat e asaj reforme ne drejtesi te 2014-2016 kane ende paciperine te thone qe eshte sukses dhe deshtimin per te ngritur sistemin e ri, mbyllja e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte per disa vite nuk eshte problem se eshte “normale”. Te vesh duart ne koke! Justifikim si i atij qe zihet ne adulter dhe thote: Nuk eshte ashtu si duket, me ler te shpjegohem…

Ja ku jemi tre vite me pas‎. Para dy ditesh Gjykata e Durresit skandalizoi ‎te gjithe komunitetin e e juristeve (atyre normale se paku) por edhe shume njerez te thjeshte, duke marre nje vendim per konfirmimin e mandatit te kandidates se PS per kryetare bashkie kur po kjo gjykate me vendim ia kishte refuzuar mandatin. Nje brutalitet antikushtetues! Kjo nuk quhet as forum-shopping ku Rama del dhe kerkon gjykaten qe i volit me shume per te marre vendimin qe do, sic beri me Kolegjin qe i dha vendimin qe donte per dekretin e Presidentit. Kjo eshte me keq! Sepse Rama kesaj rrdhe ka bere gjyqtar-shopping. Nuk i pelqeu e para, peshkoi te dytin qe te merrte vendimin qe donte. Ky skandal ka therrmuar cdo parim te sigurise juridike.

Asnje qytetar i thjeshte nuk ka shans qe pasi e humbet nje ceshtje ne gjykate, te kete te drejte te beje padi te re te njejte po ne ate gjykate pasi ajo e ka dhene nje vendim per te njejten ceshtje. Por kur kerkesa gjykates i vjen me firme te vete Kryeministrit Rama, Drejtesia qe po reformon vetingu i Rames, behet me e “barabarte” se per te tjeret. Le te guxojne gjyqtaret po deshen e te refuzojne kerkesen qe vjen me vete firmen e Kryeministrit! Sot e kane marre mesimin gjithe gjyqtaret e tjere.

Ky eshte fruti me i fundit i hidhur i reformes se 2016. Sot nuk kemi me Gjykate Kushtetuese dhe as Gjykate te Larte. Euramalius paska propozuar qe mund te emerohen gjyqtare te perkohshem ne Gjykaten e Larte sa per te emeruar tre antaret qe i duhen Rames ne Gjykate Kushtetuese. Te perzihen rropullite vetem ta mendosh. Me heret kemi pare se si KLGJ dhe KLP u kapen duke vene ne to persona kryekeput te lidhur me PS. Jane keta qe do te caktojne gjyqtaret dhe prokuroret‎ e ardhshem qe do zevendesojne ata qe po ikin nga vetingu. Do tekrijojne garden pretoriane te Rames ne Drejtesi, qe ta ruajne ate ne 10-15 vitet e ardheshme nga drejtesia per maskaralleqet qe po ben sot pa fund.

Vetingun e kapen sepse ne listen e kandidateve kishin aplikuar vetem te majte nderkohe qe Opozita ishte ne Cader. I gjithe mundi per moskapjen e vetingut bazuar tek Paragrafi 88, i permbyllur me 21 korrik 2016 vajti dem. Profesionistet jo te majte nuk guxuan te kandidonin, dhe ne ato raste qe guxuan, u perjashtuan ne fazen e verifikimit te kandidaturave. Dhe kur u perzgjodhen antaret, zgjedhja qe kishte Opozita ishte mes te kuqes dhe rozes. Te mos flasim per Prokuroren e Perkohshme qe edhe pse sapo ka mbushur 19 muaj dhe nuk eshte foshnje qumeshti, ende nuk ka filluar te ece dhe nuk i kane dale as kicat e bebit qe te kafshoje sa per te thene.

Uroj vertet qe SPAK te mos dale nje frut tjeter i hidhur e te kthehet ne “aspak”. Fundja Shpresa ‎eshte vajze rezistente, vdes e fundit. Sepse nese SPAK nuk e kap politika, mund te kemi politikane, gjyqtare e prokrore te korruptuar qe shkojne pas hekurave dhe jo thjesht t’i coje vetingu ne pension te shijojne pasurite qe kane vene. Dhe aty do te fillonte shpresa per ndryshim.

Para tre vitesh kam deklaruar publikisht se me kete arkitekture hibride qe nuk ka kusheri askund mes sistemeve europiane, frut i nje eksperimenti, ky sistem drejtesie deshton brenda 10 vitesh. ‎Nuk eshte se kam ndryshuar mendim, por shpresen e kam qe ta kem patur gabim. Deri tani bindja ka triumfuar mbi shpresen, per fat te keq. Gjithesesi, sado me probleme dhe difekte, me mire kjo qe quajne reforme dhe qe sot nuk ka me mundesi te ndreqet, le te shkoje drejt zbatimit e ta mbyllim dhe ta marrin vesh te gjithe se cfare sistemi drejtesie ka prodhuar, sesa te terhiqmi zvarre me nje reforme qe perdoret per fushate zgjedhore dhe jo per drejtesi.

Fjala ime me poshte, e oreve te para te 22 korrikut 2016, eshte prove e qellimeve, shpresave, pikepyetjeve dhe kritikave qe kishim atehere. Ja ku jemi sot tre vite me pas.

21 korrik 2019

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.