Standard.al

Çfarë sugjeron eksperti në lidhje me aksidentet rrugore? ( VIDEO)

0

Aksidentet rrugore me vdekje në Shqipëri vijojnë të mbeten disa herë më të larta krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Ekspertët e sigurisë Rrugore theksojnë se, në vendet ku ka përsëritje të aksidenteve fatale, policia duhet të dislokojë shërbime 24 orë në ditë.

Edhe pse zyrtarisht në listat e policisë Rrugore numri i aksidenteve me vdekje ka ardhur në ulje nga viti në vit përsëri, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për eleminimin e njollave të zeza në rrugë I tillë është edhe rreth rrotullimi i Saukut.

 

 

Tabelat horizontele, vertikale, orientuese dhe sinjalizuese janë, por eksperti i sigurisë rrugore Islam Qibini, thekson se, për të ulur vdekshmërinë nga aksidentet duhet edhe një patrullë policie e stacionuar 24 orë, siç ka qenë dikur, para hapjes së autostradës, Tiranës-Elbasan.

Situata paraqitet më probleme edhe në menaxhimin e trafikut në zonat bregdetare, sidomos në rivierën e Jugut.

Sipas Qibinit, për ABC News rezultatet nuk jepen në fushata peridoke gjobash, ndaj duhet ashpërsuar dënimi i drejutesve të automjeteve që shkelin Kodin Rrugor.

Gjatë 6 muajve parë të 2019, aksidentet rrugore janë ulur me 11 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.