Vendim skandaloz/ Basha: Me këtë drejtësi, nuk do të ketë politikanë në pranga…

0
145

Lideri i opozitës shqiptare, Lulzim Basha ka reaguar sërish sot në lidhje me vendimin skandaloz të Gjykatës së Durrësit, duke rrëzuar një vendim të mëparshëm të të njëjtit institucion.

Sipas Bashës, Edi Rama nëpërmjet Vangjush Dakos kontrollon drejtësinë, pushtetin lokal e çdo institucion tjetër.

Për kreun e opozitës, me këtë drejtësi nuk do të ngelë asnjë kriminel në burg dhe nuk do të ketë asnjë politikan në pranga.

‘Mes rilindasve dhe krimit nuk ka më asnjë ndryshim. Jemi kthyer në kohët e errëta’, shkruan kreu i PD-së.

Reagimi i plotë i kreut të opozitës, Lulzim Basha:

Edi Rama përmes Vangjush Dakos dhe krimit të organizuar kontrollon pushtetin lokal, drejtësinë dhe çdo institucion tjetër të Durrësit.

Bashkëpunëtori i bandës kriminale të Avdylajve, liruesi nga burgu i Lul Berishës dhe pastruesi i parave të krimit në Durrës, duhet të ishte në burg, por ai është padroni i atyre që që duhet ta dërgonin në burg.

Drejtësia në të gjithë Shqipërinë është sot në duart e krimit dhe të organizatës kriminale të rilindjes.

Sot mes rilindasve dhe krimit nuk ka më asnjë ndryshim. Jemi kthyer në kohët e errëta, kur drejtësia ishte partia kriminale.

Image

Me këtë drejtësi nuk do ketë kurrë politikanë në pranga, nuk do ketë kurrë kriminelë në burg. Me këtë drejtësi, prangat janë për njerëzit e thjeshtë dhe krimi e hajdutëria qeveritare bëjnë kërdinë.

Çlirimi i vendit nga sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në qeveri është domosdoshmëri për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe stabilitetin e vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here