Standard.al

Trafikonin fëmijë dhe grabisnin, arrestohen dy shqiptarë…

0

Një grup kriminal që merrej me trafikimin e fëmijëve midis të cilëve edhe dy shqiptarë janë arrestuar nga Policia italiane.

Të ndaluarit akuzohen për vjedhje, shpërndarje droge dhe trafikim fëmijësh.

Sipas raportimeve në mediat italiane, banda vepronte në rrethet e “Tor Vergatës” dhe “Tor Bellës” në Monaka.

Operacioni filloi pasditen e së premtes dhe zgjati deri mesditën e sotme, ku fillimisht u kapën katër persona, dy romanë 19 dhe 17 vjeç si edhe dy shqiptarët 20 dhe 21 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 52 doza kokainë, 23 doza hashashi dhe shuma e 1340 eurove.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.