Standard.al

Po ndiqnin kalimin e trenit të epokës por iu mbulohet pamja…

0

Ky është momenti kur dhjetëra fëmijë të ngazëllyer të një shkolle janë duke pritur të shohin një tren historik me avull të kalojë para syve të tyre dhe madje janë pajisur me celularët duke pritur regjistrimin e pamjeve.

Por përvoja e tyre e bukur është shkatërruar në momentin kur para trenit me avull ka dalë një tren i kohëve të sotme me një shpejtësi maramëndse.

Nxënësit e Shkollës Fillore të Shën Gjergjit u mblodhën në një park makinash afër Southendit për të pritur me padurim motorin me avull Mayflower.

Grupi prej më shumë se njëqind fëmijësh morën leje speciale për të dalë nga shkolla për të parë trenin historik, i cili udhëtonte nga Southend East në Winchester.

Fëmijët dhe prindërit që ishin duke ndjekur pamjet mbetën thellësisht të zhgënjyer në këto momente dhe në sfond dëgjohen zërat e tyre që tregojnë hapur zhgënjimin.

Marrë nga: dailymail.co.uk

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.