Bujar Qamili tregon për herë të parë për darkën e shtrenjtë nga Luana dhe xhelozitë e gruas së tij

0
163

Këngëtari i mirënjohur, Bujar Qamili ishte i ftuar së fundmi në emisionin “21 gradë”, në RTV 21  ku foli pë rprojektet e tij si dhe u ndal dhe në bashkëpunimin me moderatoren e njohur e së fundmi këngëtare Luana Vjollca.

Bujari tregoi se ideja ishte e Luanës madje ajo e kishte ftuar dhe në një darkë të shtrenjtë kur i kishte propozuar këtë projekt.

“Unë jam shumë marakli i peshkut, mirëpo thashë hajt se po porosis ndonjë levrek apo kockë, jo tha (Luana) porosinë do ta bëj unë tha dhe do të hash një peshk që ndoshta ti se ke provuar asnjëherë…ai ishte një lloj i veçantë peshku të cilit i kushtonte 70 euro pjata”, tregoi Qamili duke shtuar se i kishte pëlqyer shumë.

Gjithashtu këngëtari  foli edhe për videoklipin e këngës dhe “ sherri” që i kishte pasur me gruan pas skenave në klip.

“ Spotin e realizuam në Prishtinë. Filloi Luana me ato lëvizjet e veta fantastike herë knej herë anej..”, tregoi Qamili duke qeshur .

“Çfarë është kjo mor’ më tha gruaja.

I thashë: ‘Verë moj grua verë është’ tregoi Bujari duke buzëqeshur.

Kujtojmë që kënga “Mi dhe flakë mallit” tim është realizuar vitin e kaluar në qershor të vitit të kaluar dhe ka mbi 13 milionë klikme në Youtube.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here