Vendimi për Sakon/ Duka: Gangsterllëk politik mbi gjyqësorin…

0
120

Kreu i PAA, Agron Duka ka reaguar për vendimin e dhënë sot nga gjykata e Durrësit duke njohur Valbona Sakon si kryetare të Bashkisë.

“Jam i bindur se shqiptarët nuk kishin më nevojë për prova të tjera për rënien e rendit ligjor dhe kushtetues në vendin tonë. Megjithatë, mazhoranca dha bujarisht një tjetër shembull ditën e sotme, dhe tregoi se ka privatizuar drejtësinë duke kryer një proces paralel për të konfirmuar mandatin e bashkisë së Durrësit.” Shkruan Duka, ndërsa shton se kjo manovër, për të anashkaluar vendimin për mosdhënien e mandatit të para dy ditëve, është në shkelje të ligjit sepse e njëjta çështje, me të njëjtin objekt gjykimi, nuk mund të gjykohet dy herë nga e njëjta gjykatë.

“Ky gangsterllëk politik mbi gjyqësorin është kryer nga ata që janë vetëshpallur korifenjë të ‘drejtësisë së re’, por që në fakt po vërtetojnë se e vetmja gjë e re, është guximi i tyre për të shkelur me këmbë Kushtetutën dhe mbarë vendin.” -përfundon Duka reagimin e tij.

Postimi i plotë:

Jam i bindur se shqiptarët nuk kishin më nevojë për prova të tjera për rënien e rendit ligjor dhe kushtetues në vendin tonë. Megjithatë, mazhoranca dha bujarisht një tjetër shembull ditën e sotme, dhe tregoi se ka privatizuar drejtësinë duke kryer një proces paralel për të konfirmuar mandatin e bashkisë së Durrësit.
Kjo manovër, për të anashkaluar vendimin për mosdhënien e mandatit të para dy ditëve, është në shkelje të ligjit sepse e njëjta çështje, me të njëjtin objekt gjykimi, nuk mund të gjykohet dy herë nga e njëjta gjykatë.
Ky gangsterllëk politik mbi gjyqësorin është kryer nga ata që janë vetëshpallur korifenjë të ‘drejtësisë së re’, por që në fakt po vërtetojnë se e vetmja gjë e re, është guximi i tyre për të shkelur me këmbë Kushtetutën dhe mbarë vendin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here