Standard.al

Rilindja nuk ndalet!!! kosto 15 milionë euro kilometri i rrugës që miratoi në Kuvend…

0

Pavarësisht thirrjeve paralajmëruese të FMN-së dhe Komisionit Europian, Partia Socialiste miratoi në Kuvend dy kontratat koncesionare të Partneritetit Publik-Privat për ndërtimin e dy segmenteve rrugore, Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

Parlamenti dje nuk vuri në dyshim negociatat qeveritare me dy biznese private dhe miratoi rreth 260 milionë euro (pa TVSH) për ndërtimin e dy rrugëve. 

Me miratimin nga Kuvendi, firma “ANK” do të ndërtojë 17 kilometra rrugë Milot-Balldren, me një koston stratosferike prej 256 milionë eurosh, ndërsa firma “Gjikuria” do të ndërtojë 13 kilometra rrugë me një kosto prej 61 milionë eurosh.

Kontrata e autostradës Milot-Balldren pati shumë dyshime, jo vetëm për koston e madhe prej rreth 15 milionë eurosh për 1 kilometër, por edhe për mënyrën e financimit të projektit.

Por duket se deputetëve socialistë nuk i bëjnë përshtypje shifra të tilla prej 15 milionë euro kilometri.

Në Kuvend, Shqipëria, i përballon suksesshëm këto investime, edhe pse FMN, KiE kanë kohë që kanë ngritur alarmin se po shkojnë në drejtimin e gabuar me PPPtë dhe politikat e qeverisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.