Standard.al

Qëlloi gruan e tij në sy të djalit të tyre 10 vjeçar, kush është bashkëshorti vrasës

0

Policia ka dhënë të tjera detaje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në lagjen Spitallë në Durrës gjatë orëve të fundit ku një bashkëshort vrau gruan dhe qëlloi me thikë djalin e tyre të mitur.

Pasi u zbulua emri i viktimës, Hazbie Kuka e moshës 30 vjeç, policia ka dhënë të dhëna edhe për emrin e autorit të ngjarjes.

Ai është Ardian Kuka, i moshës 40 vjeç dhe është shpallur në kërkim nga Policia.

Kuka e qëlloi gruan e tij në sy të djalit të tyre 10 vjeçar.

Kanë qenë vëllezërit e viktimës ata të cilët e kanë transportuar trupin në spitalin e Durrësit, por pa mundur ta shpëtojnë.

Ndërkohë që fëmija 10 vjeçar është në kujdesin e mjekëve për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë që Faxnews ka publikuar edhe fotot e bashkëshortit vrasës dhe gruas që mbeti viktimë e krimit në familje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.