Pasi i doli video me femër tjetër, Fero ka dy fjalë për Arbenitën…

0
250

Çdo ditë e më shumë Arbenita dhe Fero i shprehin dashurinë publikishit njëri-tjetrit duke u bërë kryefjala e media rozë.

Para pak ditësh, Arbenita mori vëmëndjen e mediave duke na treguar nëpërmjet një instastory se ajo ka akses në instagramin e Feros dhe se aty gjeti një fanse të çmendur te reperit e cila i dërgonte foto.

“Lloji i vajzave që gjej në mesazhet e të dashurit tim. Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur!”- shkruante Arbenita.

Image

Vajza në fjalë, e cila vitin e kaluar ishte konkurrente në “Miss Albania 2018”, quhet Serena Sula dhe ka reaguar për herë të parë në lidhje me kërcënimin e Arbenitës.

“Mendoj se çdokush ka të drejtë të bëjë një foto apo video me reperin e saj të preferuar. S’ka pse të xhelozojë apo kërcënojë.”, u shpreh Serena e cila siç duket qenka në fanse e reperit.

Mirëpo nëse mendoni se këto foto e video kanë shkaktuar krisje në marrëdhënien e Feros me Arbenitën, gaboheni.

Reperi ka publikuar ditën e djeshme një foto në instastory ku tregoi se kënga që i ka dedikuar të dashurës së tij “Ride Or Die” ka shkuar mbi 7 milion klikime dhe shkroi bashkëngjitur saj:

“7 milion me gruan time më të mirën në botë”.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here