“Në Hagë shkoj si Ramush Haradinaj, i dal përballë shpifësve ashtu siç e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar!”

0
189

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Në fund të mbledhjes së Qeverisë, ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Ramush Haradinaj doli në një konferencë për mediat duke dhënë edhe shkaqet e këtij vendimi.

“Sapo informova qeverinë dhe tani do të informojë edhe institucionet e tjera, partnerët politikë. Kam dhënë dorëheqjen e parevokueshme prej funksionit të kryetarit të qeverisë. Arsyeja është se jam ftuar të intervistohem si i dyshuar nga Gjykata Speciale. Javën tjetër do të paraqitem. Unë e kam vlerësuar se nuk mund të paraqitem atje si kryetar i qeverisë, por si qytetar i thjeshtë, duke ruajtur nderin e kryetarit të shtetit”, tha Haradinaj në konferencën për mediat.

Më tej, ai theksoi se pastërtia e tij është e konfirmuar nga dy aktgjykime dhe nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjë herë.

“Në Hagë shkoj si Ramush Haradinaj, i dal përballë shpifësve ashtu siç e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar. Pastërtia ime edhe e luftës së UÇK-së është e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjë herë. Shteti im është Kosova, Kosova e paprekshme me një multietnicitet, me shumë gjuhësi, me territor e kufij, Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia, ndarja apo Dodik Republika”, tha Haradinaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here