Standard.al

Meta: Krenar për Haradinajn, nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta reagon pas vendimit të Ramush Haradinajt për të lënë postin e kryeministrit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit, ndër të tjera shkruan se, nuk ka pabesi dhe presion që e thyen burrin e shtetit dhe Heroin e Kombit.

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!

Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen evropiane”, shkruan Meta në reagimin e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.