Manovra skandaloze e PS/ Gjykata e Durrësit rishqyrton mandatin e kryebashkiakes së rrëzuar

0
85

Partia Socialiste, në një manovër antiligjore ka bërë kërkesë në gjykatën e Durrësit, për të rishqyrtuar mandatin e kryebashkiakes së zgjedhur Valbona Sako.

Ky veprim vjen pas vendimit të gjyqtares Mimozo Margjeka dy ditë më parë, për të mos certifikuar mandatin kandadites socialiste pasi vlerësoi se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të paligjshme, pasi në to kishte marrë pjesë partia Bindja Demokratike e regjistruar në zgjedhje të ligjit.

Partia Socialsite nuk e ka apeluar vendimin e gjyqtares së Durrësit në gjykatën e Apelit, por ka zgjedhur ta rishqyrtojë çështjen në një process të ri, me një gjykatës të re, me shumë gjasa të përzgjedhur nga ata vetë.

PS ka bërë dje dorëzimin dhe regjistrimin e padisë me objekt: ‘vërtetimin e mandatit të Bashkisë Durrës për Valbona Sakon’.

Kjo manovër e PS-së është e paprecedentë sepse ligjërisht dhe praktikisht mandati është kërkuar gjithnjë nga kandidati, dhe jo nga partia. Më këtë veprim, Partia Socialiste po krijon drejtësi paralele, duke i dhënë fund shtetit të së drejtës.

Seanca po zhvillohet në këto momente dhe me shumë gjasa, gjykatësi Shpëtim Reka do të certifikojë mandatin e Valbona Sakos.

/Exit.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here