Majko: Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës dhe të paqes

0
105

Ish-kryeministri i Shqipërisë gjatë periudhës së luftës së Kosovës, Pandeli Majko, e ka cilësuar dorëheqjen e sotme të kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, si dorëheqjen e një burri shteti.

‘Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare.

Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij.

Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes.’

Kujtojmë që në Shqipërinë e Edi Ramës nuk mungojnë akuzat dhe faktet që lidhin politikanët me krimin, por deri më sot askush nuk ka dhënë dorëheqjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here