Standard.al

‘Je për tek semafori’ Aulona Musta i kthehet keq ndjekëses…

0

Është krenare për trupin që ka dhe kjo për faktin e thjeshtë se gëzon disa forma që edhe 20-vjeçaret i kanë zili.

Aulona Musta është një nga personazhet më provokues dhe më të komentuar të showbiz-it shqiptar.

Shpeshherë me postimet e saj ajo ngall diskutime mes komentuesve të shumtë, zakonisht kur poston foto teksa tregon ndryshimet në trupin e saj shumë të palestruar.

Por së fundmi moderatorja është nisur për disa ditë pushimi në jug të Shqipërisë dhe ka publikuar disa foto me bashkëshortin e saj ku të dy shfaqen të veshur me rroba banjo.

Mirëpo të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen një koment negative i një ndjekësi.

“Ti veç femër nuk je … dhe mbi të gjitha nuk mund të them mami .. çfarë edukate do i japësh vajzës tiii .. tiii je për te semafori o lal,”, i shkruante fansja ndërkohë që Aulona ja ka mbyllur gojën me përgjigjen.

“Fakti që ke ëndërruar gjithë jetën të punosh te semafori për vete, por u detyrove të martoheshe e lindje fëmijë në moshë të re dhe tani je e dëshpëruar, nuk do të thotë që të gjithë e kanë këtë dëshirë, o lal! Imagjino që po rrit dy djem kjo qenia këtu…imagjino çfarë trajtimi do t’i bëjnë vajzave, duke patur shembullin e kësaj nëne! Kushedi të shkretën e ka rrahur burri ose vjehrra që në mëngjes dhe vjen më shfryhet mua…”, përfundon ajo.

Image

Image

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.