Standard.al

“Dorëheqja e Ramush Haradinajt do të çojë Kosovën në zgjedhje të reja parlamentare”

0

Dorëheqja e Ramush Haradindaj do të çojë Kosovën në zgjedhje të reja parlamentare. Haradinaj tha se përveç dorëheqjes së tij bie e gjithë qeveria dhe i takon Presidentit Hashim Thaçi që të nisë konsultimet për datën e re të zgjedhjeve.

“Qeveria në dorëheqje i kryen detyrat e veta deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të lira. Tani përgjegjësia shkon tek Presidenti që ai me fillu konsultat për datën e re të zgjedhjeve me partitë politike. Unë i afrohem popullit prapë për të marrë vlerësimin për shkak se nuk jam i akuzuar por jam thirrur për t’u intervistuar”, tha Haradinaj, teksa dha lajmin e dorëheqjes për shkak të thirrjes për t’u intervistuar në Gjykatën Speciale.

Ai tha se nuk ishte një vendim i lehtë, duke mos fshehur dot emocionet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.