Standard.al

“Dorëheqja e Haradinajt akt heroik”: I vetmi Burrë Shteti, edhe njëherë tregoi se Kosova është e para!

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë ditën e sotme një akt të paprecedentë në gjithë historinë e politikës kombëtare shqiptare, duke ju dhënë një shembull të mirë politikanëve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Haradinaj ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, pasi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Kosovë.

Një akt i tillë është përshëndetur menjëherë nga gazetarët Dritan Kaba dhe Erl Kodra, të cilët e kanë cilësuar një burrështetas të vërtete veprimin e Haradinajt.

Haradinaj është i vetmi politikan në historinë e shqiptarëve në të dy shtetet shqiptare Kosovë dhe Shqipëri, që jep dorëheqjen pasi thirret nga gjykata si i dyshuar.

Kujtojmë që në Shqipëri prej 6 vitesh rëndojnë akuza me fakte dhe prova të pakundërshtueshme që lidhin politikanët shqiptarë me krimin e organizuar dhe deri më sot, jo vetëm që askush nuk ka dhënë dorëheqjen por as nuk ka dalë kush të kërkojë ndjesë para qytetarëve.

Ja postimet e gazetarëve Kaba dhe Kodra:

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.