Çani “zbulon” skandalin: Rama ka takuar pronarët e mediave për të pushuar nga puna Fevziun, Rakipin dhe…

0
163

Gazetari Artur Çani ka zbuluar një tjetër skandal të ndërhyrjes së kryeministrit Edi Rama në mediat shqiptare.

I ftuar në Fax News, Çani ka deklaruar se Edi Rama brenda kësaj jave ka takuar dy pronarë mediash, ku ka kërkuar largimin nga puna të dy drejtuesve të emisioneve, Ylli Rakipi dhe Blendi Fevziu.

‘Është skandaloze kur zbulon se Edi Rama këtë javë ka takuar pronarin e medias ku punon Ylli Rakipi i cili është kritik i Rilindjes, dhe i ka kërkuar largimin nga puna të tij. Pra Ylli Rakipi nuk do të jetë më në televizionin ku punonte deri tani. Gjithashtu Rama ka takuar edhe Frangajn ku i ka kërkuar largimin e Fevziut, por unë nuk e di se sa do ja arrijë. Këtu bëhet fjalë për Rakipin, Fevziun, Eni Vasilin, pra Rama ka kapur median’, u shpreh Çani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here