Standard.al

Bushati mbështet Haradinajn: Shembulli i një shtetari për të cilin Kosova vjen gjithnjë e para

0

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e konsideroi dorëheqjen e Haradinjat shembull të një shtetari për të cilin Kosova vjen gjithnjë e para.

Në një postim në Facebook, Bushati tha se vendimi i tij do lartësojë luftën e shenjtë për liri të Kosovës dhe kontributin e pamohueshëm të Ramush Haradinajt.

Mesazhi i Ditmir Bushatit

“Akti i dorëheqjes së Ramush Haradinajt si Kryeministër i Kosovës për tu ballafaquar sërish me drejtësinë është forca e shembullit të një shtetari për të cilin Kosova vjen gjithnjë e para.

Jam i bindur që ky veprim do të lartësojë luftën e shenjtë për liri të Kosovës dhe kontributin e pamohueshëm të Ramush Haradinajt.

Ramushi ka fituar luftën e përmes forcës së shembullit po dëshmon së është artizan i paqes. Sot, Kosova ka nevojë për unitet e largpamësi për të tejkaluar sfidat e brendshme e për të fuqizuar më tej subjektivitetin juridiko ndërkombëtar që duan t’ia vënë në pikëpyetje.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.