Standard.al

Zëri i Amerikës drejt për drejt me artistët që mbrojnë Teatrin! Budina: Ky veprim i pabesë i qeverisë nuk do të ketë sukses!

0

Menjëherë pasi është bërë publik lajmi, se Ministria e Kulturës nëpërmjet një urdhri ka nisur zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtarë dhe reagimit të ashpër të grupit të artistëve që prej më shumë se një viti janë në mbrojtje të tij, Zëri i Amerikës është futur live nga ambientet përpara godinës.

Në një prononcim për VOA, regjisori Edmond Budina i revoltuar ka deklaruar, se ky veprim i pabesë i qeverisë nuk do të ketë sukses, pasi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarët e shumtë që e mbështesin do ta mbrojnë godinën, edhe nëse është e nevojshme përplasja fizike.

Më herët Aleanca doli edhe me një deklaratë për këtë rast.

“Sot në mëngjes, Ministria e Kulturës ka urdhëruar zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Duket se dyshja Rama-Veliaj po hedhin hapat e parë konkret për shembjen e kompleksit teatror dhe grabitjes së truallit publik.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka deklaruar prej kohës qëndrimin e saj të prerë në lidhje më këto hapa: Teatri nuk do të shembet! Pushtetit politik mund ti trimërojë hajdutët, por nuk ka për ti shpëtuar përgjithmonë. Teatri do mbrohet, edhe me gjak po të jetë nevoja, dhe kushdo që do guxojë të ngrejë dorën ndaj tij do të gjykohet e do të paguajë shumë shpjet pasojat e vendimeve të marra sot.

Hiqni dorë nga kjo marrëzi para se te jetë vonë për Ju!”, shkruhet në këtë njoftim të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.